Më mirë këtu apo atje? Flet mjeku shqiptar, i cili qe 10 vjet punon në Gjermani

Advertisment

Qe 10 vjet mjeku kosovar Milot Rama ka shkuar në shtetin gjerman, në të cilin ka gjetur punë në disa nga klinikat më prestigjioze. Mënyra se si funksiononin gjërat në vend e kishin shtyrë që në moshën 25-vjeçare ta lëshonte Kosovën, pavarësisht dëshirës së madhe për të punuar këtu.

Me entuziazmin më të madh kishte kryer Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe shpresonte ta jepte kontributin e tij në njërën nga institucionet publike shëndetësore në vend, por shumë shpejt u zhgënjye me mënyrën se si funksionin gjërat në Kosovë.

Reklame

Mjeku i njohur kosovar Milot Rama, pavarësisht dëshirës së madhe që kontributin e tij ta jepte në Kosovë, në vitin 2009 kur ishte 25-vjeçar i vetëm kishte marrë rrugën për në Gjermani, shkruan tutje “Zeri”.

Ai ka treguar se në atë kohë në Kosovë punësimi bëhej në baza të nepotizmit e të përkatësisë partiake, andaj sikurse edhe shumë mjekë të tjerë, ai atëherë konsideronte se zgjedhje e vetme ishte emigrimi.