Me moton, ‘Coronavirusi nuk ekziston’ mijëra protestues kundër qeverisë gjermane (VIDEO)

Advertisment

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e kryeqytetit gjerman, Berlin, për të marrë pjesë në dhjetëra protesta rreth trajtimit të pandemisë së coronavirusit.

Disa janë ekstremistë të krahut të djathtë, me flamuj dhe simbole të bardha. Të tjerët janë teoricienë konspiracioni, të cilët nuk besojnë se ekziston COVID-19, raporton BBC.

Reklame

Dhe disa nga demonstruesit janë njerëz që thjesht kundërshtojnë qasjen e qeverisë gjermane ndaj pandemisë.

Por, një gjë të gjithë e kanë të përbashkët – duan t’i japin fund masave të qeverisë për të ndaluar përhapjen e coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Të ashtuquajturit mohues të virusit kanë ardhur të organizuar posaçërisht nga i gjithë vendi dhe po e quajnë protestën e tyre “Dita e Lirisë”.

Gjithashtu duhet theksuar se janë planifikuar kundër-protesta ndaj ekstremistëve të krahut të djathtë, por deri më tani gjendja shpirtërore është paqësore.

Ndryshe, vështirë se mund të shihet që ndonjë prej protestuesve të ketë vendosur maskë fytyrë ose po mban distancën e kërkuar, pavarësisht se policia i nxit ata ta bëjnë këtë. /Telegrafi/