Më në fund po vjen qeveria Kurti

Advertisment

Heshtjen që e ka kapluar skenën politike dy ditët e fundit, i ka dhënë fund kandidati për deputet nga Vetëvendosja, Gazmend Islami.

Ai në një postim në Facebook ka paralajmëruar se marrëveshja VV-LDK është gati të arrihet, madje ka shkruar “Më në fund po vjen Qeveria Kurti”.

Reklame

Kujtojmë se në raportimet e sotme është lajmi se Albin Kurti i ka dërguar ofertë mbrëmë Isa Mustafës, i cili pritet ta shqyrtojë atë, ndonëse nuk ka raportime zyrtare.