Me para evropiane do të trajnohen punëtorët e ndërtimit në Maqedoni

Advertisment

Maqedonia e Veriut me para evropiane do të trajnojë dhe kualifikojë punëtorë, por askush nuk garanton që pas marrjes së certifikatës ata do të qëndrojnë për të punuar në këtë shtet. Pas kushteve lehtësuese për punësim në Gjermani për punëtorë të kualifikuar, nga Oda Ekonomike thonë se askush nuk mund ta pengojë askënd që të largohet në vendi.

Kjo thirrje tani duhet të kontribuojë për numër më të madh të punëtorëve të certifikuar, nëse ata do largohen ose jo, qëllimi i këtij projekti është t’i përforcojë kapacitetet, ta rrisim nivelin e punëtorëve ndërtimorë brenda në kompanitë tona, me çka do e përforcojmë kapacitetin e kompanive tona për të luftuar me tregun e BE-së – tha Jadranka Arizankoska, Oda Ekonomike.

Reklame

Nga ana tjetër Qeveria është e sigurt se deri tani ka bërë shumë për ta penguar largimin e mendjeve të ndritura dhe punëtorëve nga vendi.

Si Qeveri kemi treguar që të gjitha masat janë në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve, me këtë edhe krijimin e një ambienti për të rinjtë që të qëndrojnë në vendin tonë.

Duhet të them që masa konkrete janë bërë drejtpërdrejtë që të rinjtë t’i mbajmë në vendin tonë. Rroga minimale bëri presion që të rriten të gjitha rrogat, u rrit rroga mesatare dhe aplikuam garanci rinore – u shpreh Mila Carovska- zv/ kryeministre për çështje ekonomike.

Një ditë më parë në Gjermani hyri në fuqi ligji i ri për shpërnguljen e punonjësve të kualifikuar për shtetet që janë jashtë BE-së. Me këtë ligj, dhënia e vizave do të vazhdoj maksimum deri në 6 javë për kuadrin e kualifikuar. Me këtë ligj, çdo punonjës nga vendet e treta që do t’i posedoj kualifikimet e nevojshme, mund të punojë në Gjermani. Pas qëndrimit katërvjeçar, personat e kualifikuar do të munden të fitojnë qëndrim të përhershëm. Profesione më deficitare që kërkohen në Gjermani janë personali mjekësor, punonjës ndërtimtarie, elektricist dhe bojaxhi.

Andrea Çobanova