Me para të falsifikuara e mbush veturën me karburant

Një punëtor i një pompe të derivateve ka raportuar se ka pranuar nga një klient i panjohur 100 euro të falsifikuara.

Paratë janë konfiskuar dhe rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.

“Fushë Kosovë 12.09.2022 – 10:15. Ankuesi mashkull kosovar punëtor i një pompe të derivateve, ka informuar se nga një klient i panjohur ka pranuar një monedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”.