Me paratë që i merr nga qytetarët EVN blen prona në Shkup

46

Përmes një ankandi, për 12,7 milion euro, EVN ka blerë shtëpinë e qytetit rreth kejit të Vardarit, ku në këtë ankand pjesmarës ishte vetëm kompania e EVN-së.

Afati për aplikim ishte deri më 31 tetor. Ishte paraqitur vetëm EVN-ja, ndërsa ankandi elektronik u mbajt dje. Çmimi fillestar ishte 12,7 milion euro dhe kjo është çmimi i shitjes të asaj shtëpie. Në 15 ditët e ardhshme do të lidhet marrëveshja.

Më 26 shtator, kryetari i Shkupi Shilegov pati njoftuar se do të shitet shtëpia e qytetit. Siç është e njohur dhe siç ka njoftuar ish kryetari i Shkupit Trajanovski, ndërtimi i kësaj shtëpie ka kushtuar gjithsej 20, 5 milion euro.

Arsyeja për shitjen e kësaj shtëpie është se në të nuk ka patur vende dhe zyra të mjaftueshme për të gjithë të punësuarit por vetëm për 350 persona.

EVN njihet si kompania e cila i rrjep qytetarët e Maqedonisë me faturat e kripura të rrymës elektrike që janë ndër më të shtrejtat në Evropë.