Me rastin e 8 Marsit, Adelina Ismaili merr një veturë si dhuratë nga bashkëshorti (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, po vazhdon të jetë përherë e më shumë aktive në rrjetet sociale.

Sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Adelina ka marrë një dhuratë të veçante nga bashkëshorti Val Krasniqi.
Ajo tregoi se Vali i blerë një makinë të re të tipit ‘Renault Captur’.

Artistja shqiptare ka shkruar edhe një dedikim falënderimi për Valin bashkëshortin e saj duke i shprehur dashurinë dhe falënderuar njëkohësisht.

“Janë disa momente në jetë kur edhe super llafazanet mbyllin gojën. Ti e di që unë materialiste nuk jam as nuk kam qenë kurrë, nuk e dalloj Porsche-në nga autobusi. Por është dedikimi yt e dashnia që sot, e çdo ditë më bën të falënderoj Zotin që jam grua”.