Me shami dhe plot vetëbesim, Malala është ylli i ri i kopertinës së Vogue

Malala Yousafzai, aktivistja pakistaneze e cila u qëllua nga talebanët pasi bëri fushatë për arsimimin e vajzave, është ylli i ri i kopertinës së Vogue.
23-vjeçarja që ka fituar një çmim Nobel për paqen kur ishte vetëm 17-vjeç ka rrëfyer detaje nga jeta e saj, diplomimi në Oksford, besimi dhe partneriteti i ri me AppleTV +.

Yousafzai foli gjithashtu për miqësitë e saj me aktiviste të tjera të reja, si Greta Thunberg dhe Emma Gonzalez.

Reklame

“Unë e di fuqinë që një vajzë e re mbart në zemrën e saj”, citohet të ketë thënë ajo.

Numri i muajit korrik përfshin dhe fjalë nga disa prej admiruesve të Yousafzai, përfshirë ish-Zonjën e Parë Michelle Obama, e cila e quajti atë “me të vërtetë të jashtëzakonshme” dhe CEO i Apple Tim Cook.

Xhiruar nga fotografi Nick Knight, kopertina tregon aktivisten e veshur me një veshje të kuqe dhe një shami, të cilën ajo e cilësoi si simbol kulturor.