Më shumë gra të sëmura nga Kovid-19, vdekshmëria më e madhe te burrat

Advertisment

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, numri më i madh i të sëmurëve në vend janë të moshës prej 50 deri 59 vjet, 292 raste gjegjësisht 20,9 për qind, ku është regjistruar edhe incidence më e lartë specifike, përderisa incidence më e vogël prej 22,4 në 100.000 banorë u regjistrua te fëmijët e moshës prej 10-19 dhe 0,9 vite, ku janë regjistruar 56 dhe 51 raste.

Te personat mbi 60 vjet janë regjistruar 287 raste me incidencë prej 74,9 në 100.000 banorë.

Reklame

Sa i përket shpërndarjes për nga gjinia, janë regjistruar 662 meshkuj dhe 737 femra. Morbiditeti specifik te meshkujt është 63,9 në 100.000, përderisa te femrat 71,4 në 100.000 banorë.

Janë regjistruar 65 raste të vdekjes, 4,6 për qind. Prej rasteve të regjistruara të vdekjes, shumica janë të moshës mbi 60 vjet ku është regjistruar edhe mortalitet më i lartë specifik – 11,2 në 100.000 banorë. Janë regjistruar 46 raste të vdekjes të gjinisë mashkullore dhe 19 raste të gjinisë femërore. Nga të vdekurit, te 50 (76,9 për qind) janë regjistruar komorbiditete.

Nga rastet e regjistruara, 22,0 për qind, gjegjësisht 320 janë ose kanë qenë të hospitalizuar gjatë sëmundjes, ndërsa rastet tjera ishin ose ende janë në mjekim shtëpiak ose në izolim shtëpiak, asimptomatikë ose me pasqyrë më të lehtë klinike.

Sa i përket simptomave të cilat janë regjistruar te personat e sëmurë, më shpesh janë regjistruar temperaturë (64,8 për qind), kollitje (53,2 për qind), plogështi (34,7 për qind), temperaturë (19 për qind), dhimbje koke (16,4 për qind), dhimbje në fyt (15,8 për qind) dhe frymëmarrje të rënduar (15 për qind).

Te 485 ose 34,7 për qind të të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma të sëmundjes. Prej tyre, 344 ose 70,9 për qind kanë pasur kontakt me rast tashmë të konfirmuar në shtet.

Numër më të lartë të të regjistruarve në nivel ditor, 107 persona, është regjistruar më 15 prill.

Prej 15 shkurtit deri më 26 prill janë testuar gjithsej 15.409 materiale (janë detektuar 1.399 persona pozitivë).

Sipas vendbanimit ose qëndrimit të përkohshëm, raste të Kovid-19 janë regjistruar në 27 qytete përgjatë shtetit. Pjesa më e madhe e tyre janë regjistruar në Shkup, Kumanovë dhe Prilep, përderisa vdekshmëri më të lartë (me përjashtim të shtetasit të huaj nga Kavadari) u regjistrua në Strugë.

Vlerësimi i OBSH-së në nivel global dhe në nivel të Evropës për përhapjen e mëtutjeshme të Kovid-19 tregon se rreziku është shumë i lartë.

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH, vlerësohet se rreziku për përhapje të mëtutjeshme të Kovid-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut është shumë i lartë, bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik. fc/