Më shumë se 1000 turist vizituan Bozovcën këtë fundjavë

Bozovca është ndër fshatrat më të largët në malësi të Sharrit të Tetovës, por që në atarrin e saj ka bukuri të paimagjinueshme e që fal fotografive në rrjetet sociale kohën e fundit janë bërë mjaftë tërheqëse për vizitorët.

Lugina dhe ujvarat e Leshnicës, Liqeni Skakallës, Pishat e Bozovcës dhe Gjoli pafund janë disa nga bukuritë që tërheqin vizitorët e fundjavën që lam pas më shumë se 1000 vizitorët kanë shkelur në Bozovcë për të vazhduar më pas rrugën për në bukuritë natyrore që përmendëm më lartë.

Reklame

“Erdh edhe kjo ditë që në fshatin Bozovcë që në hyrje deri ne dalje të fshatit është shumë vështirë të gjesh një vend për parking nga numri i madh i turistëve, që ç’do ditë e më shumë veç po ritet!

Ky vikend shënon më shumë se njëmijë turist që vizitojnë bukuritë e fshatit tonë!” shkruan faqja e fshatit Bozovcë në Facebook.

Megjithatë mosinvestimi i shtetit në infrastrukturë dhe reklamimin e këtyre bukurive natyrore ka bërë janë ndër pengesat më të mëdha për turistët. Rruga për Bozovcë dhe luginën e Leshnicës janë jo të rregulluara dhe nuk mund të shkohet me çdo lloj veture.

Turistët në momentin e parë kur të mbërinë në Bozovcë e kanë të rëndë për të parkuar veturën përshkak se nuk ka një parking të madh, por mikëpritja e malësorëve të Tetovës ju lejon që ti parkojnë në rrugë.
Më pas, thua se asnjë turist nuk merr rrugën e malit pa shijuar një kafe në Bozovcë ku përpos shijes së kafes në ajër të pastër do gjejnë edhe banorët mjaftë mikërpitës dhe komunikativ ku nuk ngurojnë të të japin cdo informacion që të nevojitet. Rruga e malit edhepse e vështirë, kalohet me lehtësi kur sheh bukuritë e Malit Sharr si dhe vendet që kanë rregulluar banorët me vetiniciativë me pushimore të bukura dhe më burime të ftohta të ujit.

Në Bozovcë mund të merni edhe kuaj me qira që do ti shfrytëzoni gjatë ditës, por nëse keni nevoj mund të shoqëroheni edhe nga banorët fshatit që do tua spjegojnë bukuritë dhe do ju japin detaje për të gjitha vendet që do i shkelni.

Pasi keni parë bukuritë e Sharrit dhe ktheheni në fshat ju mund të shijoni uyshqime tradicionale nëse i keni porositur më parë, dhe më pas në mbrëmje të niseni për në qytet. Në Bozovcë megjithat nuk ka bujtina për të fjetur.

Sharri ndonëse i pëlqyer nga shumë turistë si vendas dhe të huaj, ende nuk është zhvilluar sa duhet për të qenë edhe burim ekonomik për banorët e këtyre anëve. /tetova1.