Më shumë se 150 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit?

Gjatë natës së kaluar janë regjistruar mbi 150 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, njoftojnë nga Instituti i Shëndetit.

Nga këto raste, rreth 100 prej tyre janë regjistruar vetëm në Shkup dhe rrethinë. Një burim i shëndetësisë theksoi për Kanal5 se janë të habitur nga numri i rritur i të infektuarëve sidomos në Shkup.

Reklame

Më tepër detaje për numrin e plotë të të prekurve dhe numrin e testimeve të kryera do t’ju njoftojmë gjatë ditës.