Më shumë se 900 milion ton ushqime hidhen çdo vit

Më shumë se 900 milion ton ushqime hidhen çdo vit, sipas një raporti global.

Indeksi i Mbetjeve Ushqimore të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin zbuloi se 17 për qind e ushqimit në dispozicion të konsumatorëve, në dyqane, familje dhe restorante, shkon direkt në kosh.

Reklame

Rreth 60 për qind e këtij ushqimi shpërdorohet nga familjet në shtëpi.

Raporti ka theksuar ky problem global që është “shumë më i madh se sa vlerësohej më parë”.

“923 milion ton ushqim që harxhohet çdo vit do të mbushte 23 milion kamionë 40 ton, mjaftueshëm për të rrethuar Tokën shtatë herë”, tha Richard Swannell, i cili punoi për përpilimin e raportit.

Përpara samiteve të mëdha globale të klimës dhe biodiversitetit, po bëhet thirrje që vendet të angazhohen për të luftuar mbeturinat ushqimore dhe për t’i përgjysmuar ato deri në 2030.

 

“Nëse duam të merremi seriozisht me trajtimin e ndryshimit të klimës, humbjes së biodiversitetit dhe ndotjes, bizneset, qeveritë dhe qytetarët në të gjithë botën duhet të bëjnë pjesën e tyre për të zvogëluar mbeturinat e ushqimit,” theksojnë autorët e raportit.

“Ushqimet e shpërdoruara janë përgjegjës për 8-10 për qind të emetimeve të gazrave serë, kështu që nëse mbetjet e ushqimit do të ishin një vend, do të ishte emetuesi i tretë më i madh i gazrave serë në planet”, tha Swannell.