Më shumë të shëruar se të infektuar, Austria nis sot lehtësimin e masave

Advertisment

Austria ka qenë në mesin e vendeve të para evropiane që ka ndërmarrë masa izolimi për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri. Tashmë duket se masat e ndërmarra rreth një muaj më parë po japin frytet e tyre pasi vendi nisi sot lehtësimin e tyre duke lejuar hapjen i disa bizneseve.

Mijëra dyqane nën 400 metra katrorë u rihapën, ashtu si edhe dyqanet e pajisjeve të rënda dhe qendrat e kopshtit.

Reklame

Megjithatë, distancimi fizik mbetet në fuqi, ndërsa njerëzit udhëzohen të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që ta kenë të mundur.

Austria ka rreth 14,000 të infektuar me koronavirus dhe 368 të vdekur por dukshëm në rënie dhe numri i rasteve të shëruara ka tejkaluar atë të atyre që janë ende duke u trajtuar në COVID-19.

Lehtësimin e izolimit e ka nisur edhe Spanja, duke i lejuar disa qytetarë të kthehen në punë, ndërsa Danimarka i ka rihapur shkollat për fëmijët e vegjël. Italia do t’i lejojë disa firma të rifillojnë operimet nga sot.

Megjithatë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka zgjatur zgjatur izolimin atje deri më 11 maj.

Në një adresim televiziv të hënën, Macron ka thënë se kufizimet aktuale e kanë ngadalësuar virusin, por nuk e kanë mundur atë. /Opinion.al