Më të goditurit, mërgimtarët

Një numër i madh i qytetarëve tanë me mbylljen e kufijve kanë mbetur jashtë shtetit. Tani me caktimin e datës së re të zgjedhjeve, e drejta e tyre kushtetuese për të votuar duket se do të jetë e komplikuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për sëmundje ngjitëse në shtatë ditët e ardhshme do të rekomandojnë hapjen komplete të kufijve, dhe hyrje pa kushte të mërgimtarëve.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u anuluan për shkak të virusit korona, janë ricaktuar që të mbahen më 15 korrik. Ndërkohë kryeministri teknik Oliver Spasovski bëri publike masat e reja restriktive të Qeverisë, duke hapjen e të gjitha pikave kufitare, por me kusht që të gjithë qytetarët të kenë test negativ PCR dhe vet-izolim për 14 ditë. “Të gjithë ata që dëshirojnë ta përdorin Maqedoninë e Veriut si vend transit, nuk guxojnë të dalin nga autostrada dhe duhet të dalin nga vendin për pesë orë”, shkroi Spasovski.