Me ur dhër të presidentit Erdogan, Xhamia e Madhe Aja Sofja do të jetë e hapur 24 orë

Advertisment

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, ka bërë të ditur se me urdhër të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, Xhamia e Madhe Ajasofja (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi) do të jetë e hapur për namaz 24 orë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka lëshuar një urdhër që Xhamia e Madhe Ajasofja nga sot të jetë e hapur për namaz 24 orë. Ajasofja gjithmonë do të jetë e hapur 24 orë. Falënderojmë presidentin tonë, shkroi Yerlikaya në twitter.

Reklame

Me praninë e rreth 350 mijë personave, me faljen e namazit të parë të xhumasë pas 86 viteve, sot Xhamia e Madhe Ajasofja e Stambollit është rihapur për falje të namazit.

Më 10 korrik, një gjykatë turke rrëzoi një vendim të ish-qeverisë së vendit që i dha statusin muze Ajasofjas më 24 nëntor të vitit 1934. Me aktin e anulimit të këtij vendimi, Ajasofjas iu rikthye statusi xhami.