Meda paraqitet me futbollistin më të njohur

38

Këngëtari i njohur shqiptar Mehdin Përgjegjaj, i cili njihet me emrin artistik “Meda”, është një nga këngëtarët më të dashur dhe më të kërkuar në skenën muzikore shqiptare.

Ai është krijues i shumë këngëve që janë kthyer në hite.

Andaj, Meda është i kërkuar në shumë mbrëmje muzikore në vende të ndryshme të botës.

Së fundmi ai ka qenë i pranishëm në një mbrëmje muzikore në Bremen të Gjermanisë, ku është takuar me yllin e përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

“Një mbrëmje e pa harrushme me Krenarinë e Kosovës, Milot Rashica”: ka shkruar Meda në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që Miloti luan për klubin gjerman Werder Bremen. /Indeksonline