Këngëtari i tallavasë, Meda, ka publikuar një këngë për ish-presidentin Ibrahim Rugova.
“Sot është përvjetori yt, kur ike prej kësaj bote, Na mungon çdo moment urtësia jote”, thotë zotëri Medë në njërin nga vargjet e këngës. Meda këtë këngë e kishte paralajmëruar para pak kohësh, ndërsa sot e publikoj me videoklip.