Media serbe: Albin Kurti ishte në lidhje dashurie me vajzën e këtij ishministrit të Serbisë

Advertisment

Gazetat e afërta me pushtetin në Serbi ‘Kurir’ dhe ‘Srbija Danas’ kanë publikuar sot një shkrim përmes të cilit ato pretendojnë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti ishte në lidhje dashurie me një serbe. Sipas këtyre gazetave bëhet fjalë për Lidija Sokoloviq vajzën e ish ministrit serb Zoran Sokoloviq. Kështu ka thënë ish shefi i policisë në Beograd Marko Nicoviq.

“Lideri i Vetëvendosjes dhe kandidati kryesor për kryeministër i Kosovës Albin Kurti ka qenë në lidhje njëvjeçare emocionale me vajzën e ish ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë Zoran Sokoloviq Lidija Sokoloviq gjatë viteve të nëntëdhjeta” shkruajnë këto media. Sipas tyre këtë e konfirmon ish shefi i policisë së Beogradit Marko Nivoviq i cili thekson se “në qarqe të ngushta është folur për atë lidhje por ajo nuk ka arritur të bëhet mediale pasi që Millosheviqi e mbante nën kontroll dhe se nuk dëshironte që ai skandal të dilte në media”.

Reklame

“Lidija dhe Albini janë parë në Beograd e di që ajo lidhje ka zgjatur rreth një vit. Millosheviqi i bënte presion Sokoloviqit që ta ndërprente atë lidhje të vajzës pasi që për të ishte e pakuptimtë që ajo të ishte në lidhje me shqiptarin i cili nga këndvështrimi i Millosheviqit ishte person problematik. Kurti për shkak të asaj lidhje ishte i privilegjuar në bu*rg asgjë nuk i mungonte por kushti ishte që ajo lidhje dashurie të ndërpritej dhe kështu u bë” thotë Nicoviq.