Pilotëve ndërkombëtarë u është kërkuar të kenë shumë kujdes kur fluturojnë mbi Shqipërinë, ja arsyeja

Pilotëve u është kërkuar të “bëjnë shumë kujdes” kur fluturojnë në, nga ose mbi Shqipëri për shkak të frikës për kompetencën e kontrollit të trafikut ajror (ATC).

Kështu shkruan gazeta britanike, Independent, pas ngjarjeve të fundit të regjistruara në aeroportin e Rinasit, duke shtuar se kërkesa ndaj pilotëve ndjek “një sekuencë të çuditshme të ngjarjeve që përfshijnë kontrollorët që punojnë për Albcontrol, ofruesi kombëtar i navigimit ajror”.

Reklame

Gazeta kujton se tre kontrollorë u arrestuan, dy prej të cilëve mbetën në burg dhe një në arrest shtëpiak.

Gazeta kujton se kontrollorëve iu përgjysmua paga për shkak të një kolapsi të të ardhurave të sjella nga pandemia e koronavirusit.

Sipas rregullave ndërkombëtare të sigurisë ajrore, aftësia për të punuar për kontrollorët e trafikut ajror është një vendim personal.

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Pilotëve të Linjave Ajrore (Ifalpa) paralajmëroi: “Ekziston një mosmarrëveshje e vazhdueshme midis ATC dhe autoriteteve, e cila ka rezultuar në ndalimin e tre kontrollorëve”.

“Megjithëse hapësira ajrore është rihapur, kontrollorët shqiptarë ende punojnë nën presion ekstrem për vijimin e punës në të ardhmen.

Ka raporte që janë sjellë kontrollorë nga shtetet e tjera për të zëvendësuar kontrollorët shqiptarë. Statusi i tyre sa i përket trajnimit dhe vlerësimet janë të panjohura”.

Pilotëve u kërkohet të tregojnë shumë kujdes gjatë operimit brenda kësaj hapësire ajrore”, thuhet më tej.

Shërbimi i informacionit të aviacionit OpsGroup tha: “Veprimi i autoriteteve shqiptare duhet të shihet për atë që është – një gjykim i gabuar i tmerrshëm, duke krijuar një rrezik sigurie në të gjithë hpësirën ajrore shqiptare.”

Independent i ka kërkuar Albcontrol një përgjigje. Normalisht shumë fluturime nga MB për në Greqi dhe më gjerë fluturojnë për nga ose mbi Shqipëri.

Ata janë midis më shumë se gjysmë milioni fluturimesh që përdorin hapësirën ajrore shqiptare në një vit tipik – duke sjellë 25 milion € në Albcontrol.

Por numri i fluturimeve ka rënë me rreth 80 për qind, me një rënie konsekuente të fitimeve. Asnjë fluturim midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë aktualisht nuk besohet të jetë duke operuar.