Mediat, edhe Matijs De Ligt është i Barcelonës

22

Sipas ueb portalit të mirënjohur, Goal.com, skuadra e Barcelonës është pranë nënshkrimit me yllin e Ajaksit, Matijs de Ligt.

Ai duket se do të ndjekë bashkëlojtarin e tanishëm, Frenki de Jong, që do të transferohet në “Camp Nou” për 78 milionë euro.

Barcelona thuhet se ka arritur marrëveshjen, por do ta bëjë zyrtarizimin në ditët në vijim. Çmimi i kartonit të De Ligt varion nga 70 deri në 75 milionë euro.

Largimi i De Ligt nga kryeqyteti holandez, para sfidës së gjysmëfinales e konfirmoi drejtori i klubit, Edvin van der Sar.

Ish-portieri i famshëm tha se lojtari meritonte një klub të një niveli më të lartë, ndërsa dy destinacionet e mundshme do të ishin Barcelona ose Mançester Junajted.