Mediat maqedonase: Naqe Çulev ishte drejtor i Agjensionit për Zbulim kur ndodhi Rasti i Kumanovës!

Advertisment

Naqe Çulev, i punësuar në Agjencinë për zbulim dhe kundërzbulim, është propozimi i ri nga opozitarja VMRO-DPMNE për ministër teknik për punë të brendshme – këtë herë i pranueshëm nga partia në pushtet LSDM.

Por çka shkruajnë mediat maqedonase për Çulev?

Reklame

Sipas mediave maqedonase Çulev ka udhëhequr me Agjencinë për Zbulim mu në kohën kur ndodhi Rasti i Kumanovës, të cilin edhe sot e kësaj dite e shoqërojnë shumë pikëpyetje dhe enigma se si ka ndodhur. Në ato kohë madje u shfaqën përgjime se si agjentët e Agjencisë kontaktuan dhe i inkurajuan disa pjesëtarë të këtij grupi për të vazhduar në misionin e tyre. Vetë anëtarët e burgosur të Grupit të Kumanovës pohuan se agjentët e Agjencisë i kishin kontaktuar disa prej tyre dhe i çuan ata të vinin në vend. Sipas këtyre mediave maqedonase, supozohet se Shulev si drejtor duhet të ketë qenë i informuar për këto veprime të agjentëve të tij.

Disa muaj më parë, ai kishte hequr postin e zv.drejtorit në këtë agjension që e mbanin shqiptarët, me qëllim që shqiptarët të mos kenë informacione për aktivitetet e agjentëve në çështjen Kumanovës.