Mediat në Austri: Shumica e rasteve me korona vijnë nga Ballkani

Pothuajse çdo i treti infeksion i ri i importuar në Austri mund të gjurmohet në udhëtime nga Ballkani Perëndimor. Kështu ka raportuar sot medium austriak “Heute”.

Austria aktualisht po regjistron numra të rinj rekord të infeksionit. Ndërkohë, më shumë se 43,000 raste të reja janë raportuar tashmë në Gjermani të enjten. Siç tregojnë shifrat e reja që disponon “Heute” , disa nga këto raste janë për shkak të udhëtimit. Ndërkohë, numri i infeksioneve të reja të importuara po bie, transmeton rtv21.tv.

Reklame

Bosnja si vendi numër një importues për infeksione.

Si në fillim të vitit, shumica e rasteve të huaja aktualisht po sillen nga Bosnje-Hercegovina në Austri. Në një grafikë është rënditur edhe Kosova.

Raportohet se që nga fillimi i pandemisë, gjithsej 175,364 infeksione janë importuar nga jashtë deri në javën e kaluar.