Mediat serbe: Ndalohet autobusi në Serbi, gjenden qindra maska me simbole të UÇK-së

Advertisment

Anëtarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë kanë ndaluar sot një autobus në fshatin Horgos të Vojvodinës.
Siç raportojnë mediat serbe, në autobus janë gjetur qindra maska me simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas informacionit që nuk është konfirmuar ende, maskat u gjetën në autobusin që po udhëtonte nga Kosova për në Zvicër.