Mediat serbe: Serbia njeh Kosovën dhe hyn në BE

Advertisment

Vazhdimi i bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë, të cilat do të zhvillohen në Washington, nën kujdesin e presidentit amerikan Donald Trump dhe emisarit të tij për një marrveshje përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit, Richard Grenell po cilësohet nga mediat si dita kur Serbia dhe Kosova do nënshkruajnë paqen, pas tre dekadash lufte dhe tensionesh.

Mediat serbe raportojnë se presidentit Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit Hashim Thaçi, do t’u vihet në tavolinë një marrëveshje e gatshme, e hartuar nga administrata Trump. Një pjesë e mediave në Prishtinë, por edhe në Beograd kanë nxjerrë një draft të kësaj marrëveshjeje, që raportohet se mund të nënshkruhet nga pala shqiptare dhe ajo serbe në Uashington.

Reklame

Edhe pse si kryeministri Hoti, ashtu edhe Thaçi nuk kanë dhënë detaje për atë çka pritet nga bisedimet në Shtëpinë e Bardhë, “Tanjung” raporton se marrëveshja e hartuar nga SHBA parashikon që:

Kosova fiton 7 miliardë euro nga SHBA. Nuk ka cënim të territorit te Kosovës. Nuk ka Asocacion te Komunave Serbe me status te veçante. Kosova njihet nga Serbia dhe anëtarësohet në OKB pas tri vitesh.

Serbia anëtarësohet në BE dhe pranon anëtarësimin e Kosovës në BE pa e penguar ligjërisht, Kosova anëtarësohet dy vite me vonë. Serbia fiton 10 miliardë euro nga SHBA. Kosova merr njohje nga 5 vendet e BE-se brenda 12 muajve pas nënshkrimit te marrëveshjes finale.

Trepçën e merr ne menaxhim Qeveria e Republikës së Kosovës. Serbisë i lejohet të ndihmojë serbet ne Kosove me mjete financiare, Kosovës i lejohet te i ndihmojë qytetarët e Luginës me mjete financiare. Kosova anëtarësohet ne UNESCO, INTERPOL pa u penguar nga Serbia, ndërsa vota e Serbisë PRO ose KUNDER, varet nga vullneti i saj. Serbia ndryshon Kushtetutën e saj dhe heq nga preambula e saj Kosovën me termin “Kosova dhe Metohija” Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë marrin Çmimin Nobel për Paqe, për arritjen e marrëveshjes historike.

Sidoqoftë ky draft nuk është konfirmuar deri më tani nga asnjëra palë.