Mediet serbe: Biden i kërkon Vuçiç të njohë Kosovën!

Mediet serbe këtë të diel i kanë bërë bujë një kërkese që sipas tyre ka ardhur nga Presidenti i ri i SHBA-ve, Joe Biden, ku thuhet se Aleksandër Vuçiç, duhet të njohë Kosovën. Mediet fqinje shkruajnë se Kreu i SHBA-ve me anë të një letër urimi drejtuar Presidentit Vuçiç, i ka kërkuar nga ai arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të përqendrohet në njohjen reciproke.

Letra ka ardhur në kuadër të Ditës së Shtetësisë të Serbisë, ku Biden, ka konfirmuar mbështetjen amerikane në integrimin evropian të Serbisë, por kërkesa e tij është që Kosova të njihet, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve e cila përqendrohet në njohjen reciproke.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Mediat serbe shkruajnë më the se kërkesës për njohje reciproke ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pritet që Vuçiq sot t’i përgjigjet këtij mesazhi. 15 shkurti është dita e shtetësisë së Republikës së Serbisë.