Mediumet maqedonase: 12 deputetët e ASHsë do të mbështesin qeverinë LSDM BESA dhe BDl

Advertisment

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev megjithëse është zyrtarisht me pushime dhe i cili do të kthehet pas festës së Ilindenit, kur pritet edhe të konstituohet kuvendi i RMV-së dhe të fillojnë negociatat për një qeveri të re dhe nga ana e presidentit Stevo Pendarovski, pritet që ta jep mandatin për krijimin e institucionëve. Indrirekt, Presidenti i Maqedonisë Veriut Stevo Pendarovski, ka bashkuar gjithë partitë politike të shumicës së re parlamentare.

BDI e para përmes zëdhënësëve dhe nënkryetarëve të saj, si Artan Grubi, Bujar Osmani dhe Teuta Arifi njoftuan se ata shohin partinë e tyre dhe 15 deputetët e fituar në Qeveri me LSDM-në dhe koalicionin “Mundemi”.

Reklame

Pasi mbrëmë KSHZ çertifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 15 korrikut, koalicioni ASH-AAA do i takojnë 12 ulëse në kuvendin e RMV-së.

Ata kanë deklaruar se sipas parimeve të koalicionit, ata nuk do të bëhen pjesë e qeverisë së bashku me BDI, që do të udhëhiqet nga LSDM-ja dhe BESA, por do ta përkrahin. Sipas kësaj, numri i deputetëve që Zaev mund t’i menaxhojë me lehtësi është tashmë 73. Gjithashtu edhe PDSH-ja e Menduh Thaçi do të mbështesin koalicionin qeveritar, por nuk do të jenë pjesë e tij.

Nga ana tjetër, në opozitë në këtë përbërje parlamentare do të mbetet më VMRO – DPMNE dhe “Levica”, të cilat së bashku kanë 46 vende deputet sa koalicioni “Mundemi”.