Meghan Markle presidente e SHBA, ja planet që po kurdis ajo

Meghan Markle thuhet se do të lansojë karrierën e saj politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çifti Harry-Meghan nuk i kanë fshehur orientimet e tyre politike pasi në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në SHBA, ata ishin zëra kritikë të ish-presidentit Donald Trump.

Prandaj ajo tashmë po përpiqet të afrohet më shumë me demokratët e vjetër për të arritur ambiciet e saj për t’u bërë presidentja e parë femër e SHBA

Biografi dhe shoku i saj, Omid Scobie, gjithashtu pretendoi më parë se ish-aktorja “i ka sytë drejt presidencës amerikane”.

 

“Meghan është mishërimi i ëndrrës amerikane. Një ditë mund të shohim që Meghan të bëhet president”- tha ai.

Kujtojmë se ditët e fundit ajo ka bërë lëmsh të gjithë rrjetin dhe Familjen Mbretërore pas ak uzave të ngritura kundrejt tyre.