Mehazi: BDl-ja i la me gishta në gojë partitë opozitare me agjendën e gjelbërt

1. BDI-ja dhe kuptimi i partive të gjelbërta

Për ”Të Gjelbrit” mjedisi apo ambienti është e drejtë e patjetërsueshme humane dhe një vlerë e përbashkët.

Çdo gjë në natyrë duhet të shikohet e ruhet si vlerë e përbashkët. Pra, mbrojtja e natyrës është pjesë e përgjegjësive ekologjike të Partive të Gjelbërta. Për të Gjelbrit të gjitha speciat e gjalla në vend kanë vlerë të pazëvendësueshme dhe se me çdo kusht duhet mbrojtur.

Pasuria e vendit, prodhimi, konsumi dhe tregtimi pa kriter po kontribuon në varfërinë e vazhdueshme të pjesëve më të mëdha të resurseve duke shkaktuar një degradim të madh të mjedisit.

Të Gjelbrit kërkojnë që politikat ekonomike dhe tregtare të shërbejnë për arritjen e objektivave sociale dhe mjedisore dhe jo vetëm si tregues ekonomik të rritjes së prodhimit.

Eko-zhvillimi mund të arrihet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit në të gjithë sektorët e jetës. Secili qytetar ka të njëjtat të drejta për një ndarje të drejtë të burimeve që ekzistojnë në vend dhe njëkohësisht duhet të mbajë përgjegjësi për t’i garantuar brezat e ardhshëm që dhe ata të mund të gëzojnë të njëjtat të mira materiale.

1.1. Misioni politik i të gjelbërve
Misioni politik i Partive të Gjelbërta është : “Dhënia e alarmit për krizën e rëndë mjedisore të vendit ku jetojmë dhe ndërgjegjësimi i qytetareve për të reaguar”.

Ideja themelore e gjelbër e ka pikënisjen e humanizmit dhe solidaritetit ndaj natyrës, ekologjise, gjeneratave të ardhshme, me qytetaret ku jetojme dhe popujt e botes

Vizioni i Partive të Gjelbërta është i një shoqërie të qëndrueshme ekologjike dhe sociale ku bashkohen ndërgjegjshmëria, humanizmi, solidariteti dhe liria.
Partitë e Gjelbërta janë lëvizje që respektojnë të drejtat e njeriut, lirinë, drejtësinë, barazinë, demokracinë, paqen dhe ngrenë bazat e përgjegjësisë për mjedisin.

1.1.1. Lëvizjet politike të partive të gjelbërta ndahen në disa fusha sociale :
-Aktivitetet mjedisore dhe anti–nukleare; -Politikë të paqes kundër dhunës dhe konflikteve;

Zhvillimin e lëvizjeve feministe, luftojnë për një barazi të vërtetë ndërmjet burrit dhe gruas;

Lëvizjet për liri dhe për të drejtat e njeriut; Luftojnë kundër regjimeve totalitare;
Lëvizjet për drejtësi socilale dhe solidaritet.
1.2. Principet bazë te partive te gjelbërta
-Përgjegjesia për mjedisin e ambientin ku jetojmë;

– Autonomia individuale;
– Demokracia gjithëpëtfshirëse;
– Decentralizimi;
– Zgjerimi i drejtësisë;
– Diversiteti;
– Drejtësia globale;
– Zvillim i qëndrueshem, social, arsimor, ekonomik etj.

Shtojcë:

BDI-ja me idetë politike është duke i lënë me gishta në gojë kundërshtarët politikë maqedonas e shqiptarë