Mehazi: Besa, parti pastër opozitare, Sela sduhet të lidhet me parti mashtruese qeveritare

Advertisment

Shkruan: Sulejman Mehazi

“Nëse për Zekirija Ibrahimin partitë tjera janë filiale të BDI, atëherë Alternativa është filiale e LSDM-së Nëse partitë tjera shqiptare përveç Aleancës për Zekirija Ibrahimin janë filiale të BDI-së, atëherë logjikisht vjen se Alternativa e tij është filiale e LSDM.

Reklame

Zotëri Zekirija si mendoni ju, në Çair a vetëm me Aleancën do i dilni në ballë Mexhitave, Grubave, Bujarave, do t’iu zhbëjnë fare po qe se nuk lidheni e koaliciononi dhe me Besën e Bilall Kasamit. Ju lidheni me Selën për shkak votave të Aleancës në zonën gjashtë, t’ia merrni këto vota Selës e pas zgjedhjeve të 12 prillit ta tradhtoni Aleancën e votat e marra nga Sela t’ia jepni LSDM-së. Sa për Selën, është mësuar ai me thikat pas shpine që ia dha Mehmedi gjatë zgjedhjeve të mëparshme parlamentare e Ali Ahmeti në Strugë gjatë zgjedhjeve lokale.

Zotëri Sela është politikan i mirë, po pa marifete politike, ky nuk shkon të bashkëpunojë me Besën e pastër opozitare, po shkon të lidhet me Alternativën mashtruese qeveritare.” -shkruan Sulejman Mehazi.