Mehmedi: “Diasporës duhet ti jepet mundësia e vendimarrjes përmes votës”

Advertisment

Në debatin e zhvilluar në emisionin Rruga Drejt në Alsat- M, nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët Remzi Mehmedi deklaroi se kur flitet për diasporën nuk flitet për një numër të vogël njerëzish, por për një pjesë jashtëzakonisht të rëndësishme nga ku edhe mbushet arka e shtetit me mbi 1 miliard euro per çdo vit.

Duke e marë parasysh ketë fakt nuk është e ndershme që dikush ta mbushi arkën e shtetit dhe nga ana tjetër mos i jepet mundësia në vendimarje përmes votës.