Mehmedi i ASH-së: Maqedonia dështoi në tërësi në menaxhimin e pandemisë Covid

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Mehmedi në Click Plus ka kritikuar Qeverinë për masat e ndërmarra në luftimin e pandemisë së Covid-19.

Ka deklaruar, se nëse bëhet një krahasim me shtetet e rajonit dhe të Evropës, “është lehtë të konstatojmë se Maqedonia e Veriut ka dështuar” të përballojë pandeminë.

Reklame

“Do t’ju referohem shifrave të të infektuarve, shifrave të atyre që pësuan më së keqi nga pandemia dhe krizës së shkaktuar, është lehtë të konstatojmë se Maqedonia ka dështuar pothuajse tërësisht në menaxhimin e pandemisë, nëse doni në krahasim me shtetet e Evropës, nëse doni edhe në krahasim me shtetet e rajonit”, tha Mehmedi.