Këshilltari i PDSH-së nga Dobroshti kalon në ASH

Advertisment

Këshilltari i Partisë Demokratike Shqiptare Mehmet Mehmeti nga Dobroshti, sot zyrtarisht aderoi në subjektin e Aleancës për Shqiptarët. Mehmet Mehmeti këtë gjë e bëri të ditur sot në takimet që Ziadin Sela i zhvillon në fshatrat e Komunës së Tearcës.- njofton news33.tv

Mehmet Mehmeti, para të pranishmëve deklaroi që ai do të jetë pjesë e Aleancës për Shqiptarët, që së bashku të sjellin ndryshimin e nevojshëm më 12 Prill. Mehmeti premtoi angazhim të plotë deri në realizimin e platformës që sipas Mehmetit ajo e Aleancës për Shqiptarët është e duhura për vendin.

Reklame

Ky është këshilltari i dytë që kalon nga rradhët e PDSH-së në Aleancën për Shqiptarët brenda një jave./news33.tv