Mehmeti: Maqedonia as satelit i Bullgarisë por as i Greqisë

Advertisment

Aktualizimi i disa çështjeve të vjetra lidhur me historinë, gjuhën dhe identitetin, mes Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore, si edhe me kërcënimi nga Bullgaria zyrtare për bllokimin e mundshëm për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në BE, nuk duhet të lidhet me çështje të ngatërruara të historisë mes tyre, për ngjarje dhe personalitete të caktuara, si Goce Dellçevi apo ndonjë tjetër, por me faktin se projektet e madha për të ardhmen e Gadishullit Ilirik, si projekti i SHBA-ve “Ballkani Perëndimor” apo projekti i NATO-s

“Karta e Adriatikut”, Bullgarinë, Greqinë dhe disa shtete të tjera i kanë veçuar nga këto projekte, me këtë ua kanë shuar ëndrrat e tyre për shndërrimin e Maqedonisë Veriore në shtet satelit të tyre, shtet të dytë serb ose bullgar, apo koloni ekonomike të Greqisë, me këtë duke u krijuar mundësi popujve dhe shteteve më të vogla sovrane të rajonit, si Maqedonia Veriore, Kosova dhe Mali i Zi, të vetëvendosin për fatin dhe të ardhmen e tyre avropiane dhe euroatlantike, bashkë me Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Serbinë (e demokratizuar) dhe Kroacinë (në perspektivë).