Mehmeti: Pse shkenca paska arritur ta vendosë tërë njerëzimin në një sistem të vetëm kontrolli digjital!?

Advertisment

PSE SHKENCA PASKA ARRITUR TA VENDOSË TËRË NJERËZIMIN NË NJË SISTEM TË VETËM KONTROLLI DIGJITAL DHE NUK PASKA MUNDUR TA VENDOSË NËN KONTROLL NJË VIRUS MIKROSKOPIK?!

Çfarë duhet të ndryshojë në bindjet tona pas paraqitjes së pandemisë aktuale, më tepër se bindjet dhe qasjet e gabueshme ndaj shëndetit individual dhe kolektiv, mirëqenies ekonomike e sociale, si dhe ndaj arsimit e shkencës?

Reklame

Pasi që këto tri shtylla (shëndetësi, ekonomia dhe arsimi) u goditën më rëndë nga pandemia aktuale në të gjitha shtetet e botës, sa që vështirë mund ta marrin veten për një kohë të shkurtë, sidomos vendet e pazhvilluara dhe vendet në zhvillim, kjo dëshmon se nuk kemi krijuar sisteme të qëndrueshme, prandaj, detyra e parë e elitave politike dhe intelektuale të çdo vendi duhet të jetë krijimi me çdo kusht i sistemeve të reja; nga mënyra e qeverisjes së shoqërisë dhe shtetit, planifikimi afatgjatë ekonomik e zhvillimor, sistemi arsimor dhe shëndetësor ndryshe, i sistemeve dhe institucioneve shkencore, e deri te sistemet e sigurisë personale e kolektive dhe i të drejtave themelore dhe lirive të njeriut.

Pse duhet të mendojmë për ndryshime rrënjësore në të ardhmen, kjo tanimë e ka marrë përgjigjen nga vetë situata e krijuar nga pandemia, në nivel global, apo më saktë, nga lufta e sofistikuar që e ka goditur njerëzimin e sotëm.

Shpresoj të jemi bindur tanimë, që njerëzimi pas kësaj nuk ka rrugë të tretë, përveç zgjedhjes mes ndryshimit të madh e të domosdoshëm, apo heshtjes para zhdukjes së sigurt për një periudhë të shkurtë; qoftë nga viruset (armët biologjike, kimike, meteorologjike etj.), ndikimet negative në natyrë të teknologjive johumane e të pakontrolluara, apo nga komplotet që i përgatiten njerëzimit nga kreatorët e kaosit, me synime të qarta johumane e kriminale, për t’i vendosur funksionet e vetëdijshme të njeriut, trupin dh mendjen, në një sistem të vetëm telekomande e kontrolli nga të tjerët, autoritetet e padukshme të planetit.

Ashtu siç besojmë se njeriun e ka krijuar Zoti dhe nuk duhet t’i besohet dhe jepet shpirti djallit, edhe natyra gjenetike e qenies njerëzore nuk duhet t’u lejohet në duar pabesimtarëve, AntiZotit, të sëmurëve psikikë, njerëzve pa gjini, oligarkëve dhe monstrave të tjera, ME ASNJË ÇMIM!