Mehmeti: Zgjedhjet parlamentare dhe opozita shqiptare e munguar

Advertisment

Abdulla Mehmeti

Për mungesën e frymës politike opozitare të shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut në Maqedoninë Veriore

Reklame

Kush duhet ti mbrojë shqiptarët nga padrejtësitë e pushtetit, kur të gjitha partitë janë me pushtetin?! Asnjë pushtet nuk mund të jetë aq demokratik sa të mos ketë nevojë për frymë opozitare ndaj tij! Të gjitha partitë politike të shqiptarëve aktualisht janë me pushtetin, edhe kur pushteti nuk është demokratik, e asnjëra në opozitë dhe për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve.

BDI, pjesë e Qeverisë së deritashme, deri më 2016 me OBRM PDUKM, nga viti 2017 – 2020 me LSDM dhe partnerë të tjerë.

PDSH, pjesë e Qeverisë së LSDM-së, me Ministri të Ekonomisë, me arsyetim për integrimin e vendit në NATO. ALTERNATIVA, pjesë e Qeverisë së LSDM së, me Ministri të Kulturës, me arsyetimet e veta. ASH, fillimisht pjesë e qeverisë së LSDM së, me Ministrinë e Shëndetësisë, nga zgjedhjet lokale e larguar, aktualisht në koalicion parazgjedhor me Alternativën, pjesë e qeverisë së derisotme. BESA, në koalicion parazgjedhor me LSDM, udhëheqëse e Qeverisë së derisotme.