Memeti: Herët të flitet për mbajtjen e zgjedhjeve

Advertisment

Ballina Lajme Maqedoni
LajmeMaqedoni
Memeti: Herët të flitet për mbajtjen e zgjedhjeve
05/05/2020

Pa një vlerësim real të gjendjes shëndetësore, nuk mund të konstatohet se vendi ka kushte për zgjedhje parlamentare. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Shaban Memeti i ftuar në “Programin 200” që do të transmetohet sonte në orën 22 në Alsat thotë se si fillim duhet të shihet efekti i masave lehtësuese, që me pas të mund të vlerësohet organizimi i zgjedhjeve. Për momentin nuk duhet nxituar.

Reklame

Memeti shton se vlerësimi i gjendjes për zgjedhje do të mund të bëhej dy javë pasi numri i të infektuarve të jetë nën 10. Sipas Memetit organizimi i zgjedhjeve, angazhimi i vëzhguesve dhe komisionerëve në hapësira të ngushta bie në kundërshtim.

Është shumë herët të flasim pasi jemi në gjendje të jashtëzakonshme. Do të bëjmë vlerësim real, do t’i lehtësojmë masat, t’i shohim reaksionin e qytetarëve dhe publikut dhe me këtë ta dimë sa teste do të bëhen, sa pozitive, sa do të kemi në spitale dhe mbi gjitha IPSH e ndjek gjendjen shëndetësore, nuk merret politik. Ne do ta themi gjendjen shëndetësore dhe nuk është mirë të ngutemi- deklaroi Shaban M