Memeti: Me rëndësi detajet për rastet pozitive (VIDEO)

Advertisment

Drejtuesit e Institutit të Shëndetit Publik gjatë ditës vizituan Qendrën e Shëndetit Publik në Kumanovë pas regjistrimit të rasteve të para me qytetarë të infektuar nga Virusi Korona.

Drejtori i ISHP-së, Shaban Memeti theksoi se çdo informacion i marrë nga personat e prekur është me rëndësi pasi që kjo do të lehtësonte identifikimin e rasteve. Drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik në Kumanovë, Arif Latifi tha se tejkalimi i pandemisë mund të bëhet vetëm duke u respektuar masat e Qeverisë dhe ora policore.

Reklame