Memeti: Po e përjetojmë valën e dytë të pandemisë me Koronavirus në Maqedoni

Advertisment

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po e përjetojnë valën e dytë të pandemisë me Kovid -19, e shkaku është mos respektimi i masave dhe rekomandimeve, thotë Drejtori i Institutit për shëndet publik Shaban Memeti.

Ne kemi një situatë që gjatë orës policore nuk kanë respektuar rregullat dhe rekomandimet. Nuk kemi pasur kujdes. Kemi lehtësime te masave kufizuese. Testet dhe rezultatet me Kovid 19 e këtyre ditëve janë nga data e 20 maj e këndej. Gjatë javës që vjen deri nga e premtja do të kemi një pasqyrë të saktë të zhvillimit të përhapjes së rasteve me Kovid pozitiv, dekaroi Shabani- drejtor në Institutin e shëndetit publik.

Reklame