Memishi me porosi: Të mos politizohet rasti me ‘corona – virusin’, tju përmbahemi rekomandimëve

Advertisment

Zëdhënsi i Lëvizjes BESA, Elmedin Memeishi thotë se rasti i fundit i virusit Korona nuk duhet të politizohet për poena politike. Sipas tij është e pa pranueshme që të bëhet “tallje” me shëndetin e qytetarëve dhe të tentohet të përfitohet nga kjo çështje, përcjell TS.

“Rastin me “corona-virusin” subjekte të caktuara politike, mundohen ta politizojnë duke bërë reagime dhe kundër reagime për të fituar pikë politike. Është e pa pranueshme që të bëhet “tallje” me shëndetin e qytetarëve dhe të tentohet të përfitohet nga kjo çështje. Lëvizja BESA në asnjë moment të vetëm nuk do të politizojë këtë çështje, por në maksimum do të kontribojë që gjithë qytetarët t’ju përmbahen rekomandimëve të shtabit të krizës.

Reklame

Dhashtë Zoti që edhe kjo të tejkalohet dhe qytetarët t’i kthehen normalitetit, duke u angazhuar në punët dhe përgjegjësitë e tyre!” thotë Memishi

Ndryshe gjithë partitë poltike japin informacione se si të mbrohen qytetarët nga Koronavirusi./TS/