Memishi: Përsëri u është vënë zjarri mbeturinave brenda kontenjerëve

Zëvendës drejtori i NPK Tetova, Daut Memishi e ka quajtur akt i përsëritshëm dhe të pakuptimtë vënien e zjarrit mbeturinave në kontenjerët e qytetit të Tetovës.

Akt i përsëritshëm dhe i pa kuptimtë!

Reklame

Përsëri sot u është vënë zjarri mbeturinave brenda kontenjerit në rrugën “Dervish Carra”. Fal intervenimit të shpejt të zjarrfikësve ky zjarr është shuar por edhe fal pronarëve të bizneseve që kanë intervenuar me shpejtësi.

U bëjmë apel edhe njëherë qytetarëve të jenë më të kujdesshëm, sepse kjo nuk i ka hije qytetit tonë!
Për #qytetin tonë! Me përkushtim dhe vendosmëri ta ruajmë vendin tonë.