Memishi: Skender ke pare për udhëtime, a kërkon donacione për Shën Terezën

Advertisment

Zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Elmedin Memishi i është bashkangjitur zërave kritik për pamjen estetike të Pllakës përkujtimore të Shën Nënë Terezës në Sheshin e Shkupit. Ai pyet se si është e mundur që Instituti për Trashëgiminë Kulturore të ketë para për udhëtime e drejtorit të saj në Izrael, por jo edhe për përmendoren Shën Terezës.

“Si është e mundur një institut i Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore të Shqiptarëve të Maqedonisë të transformohet në Institut Holokaustit e protestantizmi? Si është e mundur që gjithë ditën të fotografohesh me Ali Ahmetin e ta ndash buxhetin e Institutit me Alternativën e Iranit?

Reklame

Si është e mundur që parat nga buxheti i Institutit t’i harxhosh në Izrael, a mos kesh para për pllakën e Nënë Terezës?

Kthjelluni, iu ka pij sorra mend!”, shkruan në reagimin e tij, Memishi. (Koha.mk)