Menaxheri nxjerr blof Ronaldon: Ai është..

Advertisment

Peter Listerman, pronari i një kompanie që bën lidhjet e meshkujve të pasur VIP me femra të bukura të botës së modës ka bërë së fundmi një deklaratë për Cristiano Ronaldon, që nuk kapërdihet lehtë. Ai ka thënë se super ylli pëlqen djemtë e rinj dhe femrat e bukura i përdor për të kamufluar homoseksualitetin e tij. Ndër të tjera ka thënë se lidhja me super modelen Irina Shayk ka qenë një lidhje e stisur për popullaritet. Mediat pak vite më parë raportuan një lidhje të CR7 me një maroken kickboxer, teka ishte i lidhur edhe me Shayk.

Listerman është shprehur: “A e takova unë Irinën me Ronaldon? Po, është e vërtetë. Por gjithçka që Ronaldo kishte nevojë ishte mashtrimi për mediat.

Reklame

Ai do djemtë e rinj. Ishte një lidhje sa për syrin e njerëzve dhe televizionit. Irina kishte nevojë për popullaritet dhe Ronaldo nuk donte që të zhgënjente fansat e tij dhe t’u tregonte se nuk është homosekskual, i duhej një femër e bukur në krahë. Ndoshta në kohët e fundit të lidhjes kanë pasur diçka së bashku, por kryesisht ka qenë një lojë e tyre.