Menaxhimi i pandemisë, mjeku shqiptar jep lajmin e mirë: Më në fund, optimizëm në horizont

Advertisment

Përmes një postimi në rrjetet sociale, mjeku i njohur Erion Dasho shkruan se po shtahen lajmet e mira për menaxhimin e pandemisë në teksa tregon se 3-4 ekipe prestigjioze në Europë, USA dhe Kinë kanë nisur provat e vaksinës në njerëz.

Sipas tij, investimi i Komisionit Europian për kompaninë gjermane CureVac prej 80 milionë Euro garanton fonde të mjaftueshme për të ecur me ritme super të shpejta teksa shton se agjencia rregullator e Kinës miratoi medikamentin e parë në gjendje të trajtojë virusin dhe të ngadalësojë përhapjen e tij të mëtejshme.

Reklame

Ja çka shkruan: Shtohen lajmet pozitive nga menaxhimi i epidemisë. Tre-katër ekipe prestigjioze në Europë, USA dhe Kinë kanë nisur provat e vaksinës në njerëz. Investimi i Komisionit Europian për kompaninë gjermane CureVac prej 80 milionë Euro garanton fonde të mjaftueshme për të ecur me ritme super të shpejta. Agjencia rregullator e Kinës miratoi medikamentin e parë në gjendje të trajtojë virusin dhe të ngadalësojë përhapjen e tij të mëtejshme. E gjithë kjo në më pak se tre muaj nga fillimi i epidemisë. Me kaq shumë vende të prekura, tashmë po kuptohet qartë se cilët janë më të rrezikuarit – të moshuarit dhe personat e sëmurë. Këto kategori kanë nevojë për superkujdes që të mos preken nga virusi. Më në fund, optimizëm në horizont, që gjithsesi nuk duhet të bëjë askënd të injorojë masat parandaluese.