Mendimet pozitive – faktori kryesor për jetë më të mirë

Emocionet janë busulla jonë kryesore se çka bëjmë dhe çka mund të ndryshojmë tek vetja jonë. Kondicioni psikologjik si dhe imuniteti nënkupton aftësinë tonë për t’u ballafaquar me sukses problemet dhe sfidat tona të përditshme që na sjell jeta, por edhe periudha e pandemisë, kështu vlerëson psikologja Naile Elezi.

NAILE ELEZI – PSIKOLOGE

“Fokusi i qytetarëve duhet të jetë tek mendimet pozitive sepse të njejtat mund të jenë fakforët fuqizues për të parë fotografi më të mirë të situatës dhe e njejta mund shumë shpejt të tejkalohet”.

Elezi shton se tani më po shihet dritë në fund të tunelit për shkak se njerëzit janë vetdijësuar edhe për takime me psikolog dhe e njëjta nuk konsiderohet tabu temë. /tetova1/