Mendohej se ishte fanella e Juventusit, Georgina e Ronaldos ‘acarohet’ prezantuesi tregon se është tifoz i Interit (VIDEO)

Advertisment

Bukuroshja e njohur, Georgina Rodriguez, është ngjitur në skenën e natës së dytë të festivalit më të madh në Itali, “Sanremo 2020”.

E dashura e Cristiano Ronaldos ka prezantuar krah producentit ekzekutiv të festivalit, Amadeus, teksa po në të njëjtën natë për herë të parë në “Sanremo”, prezantoi një figurë shqiptare, Alketa Vejsiu.

Reklame

Teksa tregoi aftësitë e saj të prezantimit, Georgina Rodriguez në një moment mori vëmendjen e gjithë publikut, kur ishte përgatitur një befasi interesante për të nga Amadeus.

Ky i fundit kishte veshur poshtë kostumit të tij një fanellë e cila në shikim të parë dukej si e Juventusit, teksa pasi hoqi sakon e tij, u pa që në të vërtetë fanella ishte e klubit të Interit.

Kjo fanellë e cila i përkiste lojtarit Romelu Lulaku, bëri që Georgina të ndryshojë qëndrimin ndaj kolegut të saj bashkë-prezantues, i cili me shaka e ngacmoi bukuroshen e njohur, e cila është partnere e një futbollisti të Juventusit.

E gjithë kjo skenë ndodhi në sy të Ronaldos, i cili ishte pjesë e tribunave të shikuesve, duke parë nga afër eksperiencën e të dashurës së tij si prezantuese e “Sanremo 2020”.

Ndërkohë, producenti dhe prezantuesi i festivalit, Amadeus, ka treguar se është një tifoz i zjarrtë i Interit, madje me shaka ka thënë se do të mungojë në natën finale të “Sanremo 2020”, pasi do të shkojë për të ndjekur nga afër derbin me Milanin.

Video: