Mendoi se ishte transferuar te QPR, nuk e lanë të futet as në stadium: Momenti më komik i afatit të janarit

Advertisment

Transferimi i dështuar i Odemwingiet te QPR në ditën e fundit mbetet momenti më madhështor i janarit në futboll

Peter Odemwingie e shëndrroi veten në një hero më 31 janar të vitit 2013.

Reklame

Paraqitjet e nigerianit në fushë në Premier League nuk ishin shumë të mira, por dëshpërimi i tij për të nënshkruar me Queens Park Rangers nga ëest Bromi në ditën e fundit ishte për skenar komedie, transmeton Periskopi.

Odemëingie bëri një udhëtim 130 kilometra nga Londra në Mildland me shpresën se do të nënshkruhej kontrata.

Mirëpo, kjo e kishte një kleçkë. QPR duhej ta lejonte largimin e Junior Hoilettit në drejtimin e kundërt dhe kur ky transferim dështoi, Odemëingie mbeti duke u sorollatur me makinë jashtë “Loftus Road”.

Për t’i vendosur krip plagës, atij iu mohua edhe hyrja në stadium.

Kamerat e “Sky Sports” ishin prezente dhe kapën momentin tragjik. Por ai prapë dha një intervistë nga vetura.

Odemwingiet pastaj iu tërhoq vërejtja nga ëest Bromi për veprimet e tij dhe trajneri i atëhershëm i QPR-së, Harry Redknapp foli rreth kësaj çështje në konferencë për shtyp.

“Ai bëri një gabim që u shfaq në stadium,” u shpreh ai. /Periskopi.com/