Menduh Thaçi: Më 16 korrik do ta shihni kryeministrin e shqiptarëve

Advertisment

Kryetari i PDSH-së, njëherit pretendent për zv/kryeministër në Qeverinë e ardhshme, Menduh Thaçi në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal ka sqaruar një pjesë të plaftormës së kësaj partie, gjegjësisht Demokracinë Konsensuale që do të mundohet ta zbaton nëse e merr mandatin nga shqiptarët më 15 korrik.

Ai përvec kësaj ka folur edhe për sistemin shëndetësorë, mundësitë për koalicionim paszgjedhorë me partitë maqedonase dhe për shumë çështje të tjera.

Reklame

Ai pretendimin se pse kërkon të bëhet zv/kryeministër me të drejtë të vetos, e arsyeton me përvojën e tijë politike duke theksuar se shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë ndonjë shqiptarë tjetër që i njeh se si funksionojnë institucionet e sistemit.

“Unë e njoh sistemin i njoh institucionet dhe iu premtoj njerëzve e sidomos shqiptarëve se nuk shansa që dikush të më mashtron. Po flas pak edhe kundër vetes, nëse iu duket në një moment që jam mashtruar, ju them shumë hapur që kam dashur vetë të mashtrohem. Këtë të fundit që e thash, e kam edhe përvojën edhe vendosshmërinë. Krejtë në fund, do të mundohem, besoj se do të kem sukses që ta relaksojë pak edhe aspektin partiak, mes shqiptarëve këto përlasje.

Unë do të jap një premtim publik në tubimin përmbyllës në Tetovë, do tu them edhe anëtarëve të PDSH-së, simpatizantëve, se atë natë nëse fitojmë shumicën ju më 16 korrik do ta shihni Kryeministrin e shqiptarëve i cili do ti përfaqësojë gjithë shqiptarët dhe këto betejat elektorale, zënkat e mosmarrëveshjet mund të quhen të tolerueshme dhe demokratike deri atë ditë kur përfundojnë zgjedhjet. Më pastaj duhet të vijnë katër vjet kur ai që i fiton votat dhe mandatin duhet të përkujdeset për gjithë qytetarët. Bota moderne kështu funksionon dhe kam shpresa se do ta arrijë edhe këtë qëllim. Një modernizim dhe demokratizim edhe të skenës politike shqiptare pa diskutim duke pasur parsysh se partia shqiptare e cila ngelë në opozitë ciladoqoftë, nuk është armiku im por është korigjuesi”, thotë ai.

Thaçi mes tjerash ka folur edhe për pandeminë dhe masat që ishin ndërmarrë në ballafaqimin me Covid-19. Ai shprehet i bindur se nëse bëhet zv/kryeministër do të vendosë një karantinë të vërtetë dhe për 30 ditë do ta mund pandeminë dhe do ta vë nën kontrollë.

“Kur vendoset për karantinë nuk guxon as një minutë të shkilet, duhet të jemi të vetëdijshëm. Nëse karantinën e shkelni një minutë, do vuani edhe një muaj tjetër, jo ju personalisht, ndoshta një familje tjetër. Nëse e shkelni karantinën një muaj, mund të vuani një vjet. Këto premtime që unë i jap për një luftë të fortë kundër pandemisë. Nëse fitoj do ta drejtoj shtabin, do të kërkoj vullnetarisht që ta drejtojë shtabin. Unë ju them shumë hapur njerëzve mos të keni keqkuptime, kohën që do të vijë kur do të vendosi karantinë, do të jetë karantinë e vërtetë, nuk ka apsolutisht shkelje. Të gjitha institucionet do ti vë në disponim dhe nëse karantina nuk do të shkilet unë mendoj se për 30 ditë virusin do ta mundim dhe do ta vendosim nën kontrollë”, ka deklaruar ekskluzivisht për Zhurnal, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.