Menduh Thaçi në takim me ambasadorin e Shqipërisë

Advertisment

Kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi priti në selinë e partisë në Tetovë, ambasadorin e Shqipërisë në vend, z. Fatos Reka.

Në takim u bisedua për rolin mbështetës të Shqipërisë për Maqedoninë e Veriut drejt qëllimeve të përbashkëta Euro-Atlantike, zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit dhe çështje tjera me rëndësi për Ballkanin Perëndimor.

Reklame

Duke pasur parasysh se Shqipëria ka marrë udhëheqësinë e OSBE-së për vitin 2020, ambasadori Reka ofroi mbështetje për zgjedhje të lira dhe demokratike në zgjedhjet e parakohshme parlamentare duke potencuar se bashkëpunimi i ngushtë fqinjësor është rruga e duhur.

Kryetari i PDSH-së shprehi rëndësinë e zgjedhjeve të parakohshme për zhbllokim të procesit integrues në muajin maj të këtij viti. Ai gjithashtu çmoi përkrahjen e vazhdueshme të shtetit shqiptar dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.