Menduh Thaçi u takua me ambasadorin Timonie, u bisedua për formimin e qeverisë

Advertisment

Sot, më 03 gusht 2020, kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi, u takua me Shkëlqesinë e Tij, ambasadorin e Francës në Maqedoninë e Veriut, z. Christian Thimonier, në Rezidencën e Republikës Franceze.

Në takim u bisedua për hapat e mëtutjeshme të formimit të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të vazhdimit sa më të shpejtë të reformave në rrugën e vendit drejt BE-së, si dhe për situatën politike, ekonomike dhe financiare në vend dhe në rajon. Theks i veçantë në takim iu kushtua edhe situatës shëndetësore në vend, me pandeminë COVID-19.

Reklame

Kryetari Thaçi, siguroi ambasadorin Timonie, se PDSH, ngelet e përkushtuar në synimet e saj dhe në përkushtimin për një shtet të së drejtës, si dhe në vazhdimin e rrugës drejt integrimeve evropiane.