Menduh Thaçi vizitoi aktivistët e PDSH së dhe banorët në fshatin Veleshtë të Strugës (FOTO)

Menduh Thaçi vizitoi aktivistët e PDSH-së dhe banorët në fshatin Veleshtë të Strugës. Takimi ngjalli kuriozitet të madh për qytetarët të cilët e pyetën kryetarin e PDSH-së rreth demokracisë konsensuale.

Njëri nga të pranishmit pyeti se çka do me thënë demokracia konsensuale apo vendimmarrja me konsensus?

Reklame

Në këtë pyetje, kryetari Menduh Thaçi sqaroi që shkurt dhe qartë demokracia konsensuale nënkupton që në procesin e vendimmarrjes të përfshihet edhe pala tjetër shtetformuese, në këtë rast shqiptarët, nëpërmjet një zv. kryeministri i cili do të përgjigjet për çështjet që i takojnë interesit publik të shqiptarëve.